Çfarë bën Leonora Jakupi gjatë pauzave të prime-it në “BBVK”?

Leonora Jakupi ka tërhequr vëmendjen e publikut me qëndrimet e saj të drejtpërdrejta në “Big Brother VIP Kosova”.

Opinionet e saj shpesh kanë ndarë shikuesit, duke e bërë një nga figurat më të komentuara të këtij edicioni.

Gjatë pauzave të spektaklit, Leonora ka treguar se shfrytëzon kohën për t’u tërhequr në prapaskenë dhe për t’u fokusuar tek vetja. Ajo preferon qetësinë dhe distancimin nga zhurma e studios, shkruan “Kosovarja”.

Sipas saj, këto momente janë të nevojshme për të ruajtur balancën dhe për t’u rikthyer më e përqendruar në prime-in e radhës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*