Edon Zhegrova shfaqet krah partneres në Vitin e Ri

Screenshot

Ylli i Juventus, Edon Zhegrova, ka zgjedhur qytetin e Torinos në Itali për të pritur Vitin e Ri 2026.

Ai është shfaqur në një ambient mjaft festiv dhe privat, i rrethuar nga njerëzit më të afërt të zemrës, duke ndarë momente gëzimi larg zhurmës së fushës së blertë.

Në këtë mbrëmje të veçantë, Edoni nuk mund të ishte ndryshe veçse krah partneres së tij, Elsa Musliut. Çifti, që gëzon një lidhje të konsoliduar prej shumë vitesh, dukej mjaft i lumtur pranë njëri-tjetrit. Pjesë e tryezës festive ishin edhe prindërit e futbollistit, duke i dhënë darkës një moment të plotë familjar dhe plot dashuri.

Por, e veçantë ishte prania e aktorit të humorit, Vedat Bajrami.

Aktori ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tyre, duke dëshmuar miqësinë e ngushtë që ekziston mes tyre.

Ishte pikërisht Vedati ai që ndau këtë imazh në rrjetet sociale me mbishkrimin “Urime nga zemra 2026”, duke përcjellë urimet më të mira për të gjithë ndjekësit e tyre. /Prive By Liberta Spahiu

Screenshot

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*