Zyrtare: Monika Kryemadhi – opinionistja e Big Brother VIP Albania

Tanimë nuk ka më asnjë dyshim! Faqja zyrtare e “Big Brother VIP Albania” në Instagram sapo ka publikuar foton e Kryemadhit me mbishkrimin: “Monika Kryemadhi, opinioniste e edicionit të 5-të Big Brother Vip Albania!”.

Kjo lëvizje vjen si një “lamtumirë” e bujshme ndaj karrierës aktive politike.

Pas dekadash në qendër të vëmendjes publike si deputete dhe figurë kyçe e politikës shqiptare, Kryemadhi duket se ka vendosur të zhveshë përfundimisht kostumin zyrtar për të nisur një rrugëtim krejt të ri mediatik. Mbyllja e këtij cikli të gjatë politik për t’u ulur në karrigen e “Big Brother VIP” shënon ndoshta transformimin më të guximshëm dhe të papritur të vitit.

Lajmi ka shkaktuar menjëherë një lumë reagimesh në rrjet. Ndonëse komentet në postimin zyrtar janë të “miksuara” – me disa ndjekës që shprehin skepticizëm apo kritika – një pjesë e madhe e publikut e ka cilësuar këtë si një përzgjedhje shumë interesante dhe “pikante” për formatin.

Duket se shumica janë kuriozë të shohin se si do të përshtatet ish-politikania në këtë rol të ri dhe çfarë dinamikash do të sjellë ajo në prime-in e sotëm.

Sytë sonte janë drejtuar nga ekrani, për të parë Monikën në një dimension krejt tjetër! /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*