Këngëtarja legjendare Shkurte Fejza ka tërhequr vëmendjen në paraqitjen e saj të fundit, duke mahnitur publikun me sharmin dhe elegancën që e karakterizon.
Ajo ishte e pranishme në Festivalin e Këngës, një event ku gjithmonë ngjall interes me pjesëmarrjen e saj.
Në këtë mbrëmje të veçantë, Shkurten e shoqëruan tri vajzat e saj, të cilat shkëlqyen krah saj me veshje plot stil dhe finesë. Pamja e tyre u komentua gjerësisht në rrjete sociale, ku morën komplimente të shumta.
Të katërta u shfaqën të buzëqeshura dhe të lumtura, duke dëshmuar lidhjen e fortë dhe dashurinë që i bashkon si familje.


Leave a Reply