
Nën masa të forta sigurie në Leskovc është zhvilluar ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë. Përballja e tensionuar ka përfunduar me fitoren e kuqezinjve, që triumfuan me rezultatin 0–1 falë golit të Rei Manajt në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, pas asistimit të Arlind Ajetit.
Pas përfundimit të ndeshjes, atmosfera në dhomën e zhveshjes ka qenë shpërthyese. Gazetari Blendi Fevziu ka ndarë një video nga momentet e gëzimit të ekipit shqiptar, ku lojtarët dhe stafi festojnë me emocion të madh për këtë fitore jashtëzakonisht të rëndësishme kundër Serbisë.
Një triumf që shënon jo vetëm tre pikë të vlefshme, por edhe një moment të paharrueshëm krenarie kombëtare. /Prive By Liberta Spahiu
VIDEO
Leave a Reply