Sara me një kërkesë publike për Bardhin

Sara Gjordeni ka ndarë së fundmi një moment interesant me ndjekësit e saj në Instagram.

Në një story të postuar në profilin e saj, ajo ka bërë një pyetje që i ngjan një “peticioni të heshtur”, duke kërkuar që këngëtari Bardhi të rikthehet tek baladat e tij të dikurshme.

“Peticion qe Bardhi t’u kthehet baladave me tekst demoralizues, shkatërrues, krahëprerës fare”, ka shkruar Sara me një nuancë nostalgjie për stilin emocional dhe të thellë që karakterizonte këngët e hershme të artistit.

Dikur i njohur për këngë që preknin telat e shpirtit, Bardhi kohët e fundit është fokusuar më shumë tek ritmet ritmike dhe bashkëpunimet verore.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga vetë Bardhi, por ndoshta mesazhi i Sarës do të jetë një shtysë për rikthimin e atyre këngëve që “shkulin shpirtin”, siç i kujtojnë fansat. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*