Pas vendimit të gjykatës për vajzën e saj, Eli Fara bën këtë veprim

Vajza e këngëtares Eli Fara, Roxhensa Kapurani 39 vjeç, e njohur si Marina Fara, u arrestua ditën e djeshme në zonën e Vorës, pasi gjatë kontrollit i gjetën një sasi kokainë në makinë.

Fillimisht u raportua se sasia e kokainës ishte 4.4 gramë të cilën Fara e kishte fshehur në portofol. Gjykata e Tiranës ka vendosur sot që Marina Fara të mbahet në arrest shtëpie.

Ndërsa këngëtarja ka zgjedhur të mos reagojë drejtpërdrejt për këtë situatë, ajo është shfaqur e rezervuar, duke qëndruar në heshtje, shkruan “Kosovarja”.

Megjithatë, në rrjetet sociale Eli ka ripostuar një foto teksa shfaqet me Aurela Gaçen, një veprim që ka nxitur shumë komente dhe diskutime në rrjet.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*