
Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi po vazhdon të jetë shumë e angazhuar gjatë verës me dasma e koncerte të shumta.
Në disa fotografi të fundit të publikuara në rrjetin social, ku shihet e veshur me një fustan të kuq të mrekullueshëm, duke pozuar në një mjedis elegant dhe të bukur, përpara një liqeni dhe në një vend që reflekton gjithë lavdinë e ngjarjeve të mëdha që ajo merr pjesë.
Krahas koncerteve, Llalloshi po tregohet aktive edhe në politikë, si deputete e Lëvizjes Vetëvendosje. Ky është mandati i saj i parë në Kuvendin e Kosovës.
Edona ka arritur të bashkojë pasionin për muzikën dhe politikën në mënyrë të mrekullueshme.
Në këto momente, pas angazhimeve të shumta në jetën e saj profesionale dhe publike, ajo vazhdon të shkelqejë si një grua e fortë dhe e suksesshme që përpiqet të ndihmojë shoqërinë përmes muzikës dhe politikës.
Përndryshe, ajo anash nuk po i lë as projektet e reja muzikore për fansat e muzikës së saj.
Leave a Reply