
Kthehemi në vitet 90-të, kur Shkurte Fejza po krijonte emrin e saj si një nga ikonat më të mëdha të muzikës shqiptare.
Çdo paraqitje e saj ishte e freskët dhe elegante, me flokë dhe stil të veçantë që reflektonte bukurinë natyrale.
Për ata që janë kureshtar të dinë sesi dukej ylli i muzikës 32-vjet më parë, vajza e saj, Gresa, ndau një fotografi mallëngjyese.
“Bukuri natyrale Shkurte Fejza-Behluli
Viti 1993 kur s’ka pas botoxa as fillera as photoshop ”, shkroi krahas postimit.
Ndryshe, Fejza nuk ishte vetëm një këngëtare, por një simbol i kulturës muzikore shqiptare, figurë e cila edhe sot vazhdon të frymëzojë gjenerata të reja.
Leave a Reply