Ardian Bujupi ndan videon e veçantë me gruan e tij, Fjollën

Këngëtari i njohur Ardian Bujupi ka surprizuar ndjekësit e tij në TikTok, me një postim të rrallë pranë bashkëshortes së tij, Fjollës.

Çifti është parë duke u argëtuar në një dasmë, me një video plot energji e buzëqeshje.

Në mbishkrimin e videos, Ardiani ka shkruar me humor:

“Kur të gjithë të pyesin kur do martohesh, por t’i preferon të shijosh dasmat e të tjerëve”.

Ky është një nga postimet e pakta ku artisti shfaqet në publik me partneren e tij, gjë që e ka bërë videon edhe më të veçantë për fansat.

Në komente, ndjekësit kanë përgëzuar çiftin për pozitivitetin dhe energjinë e bukur që përcjellin. /Prive By Liberta Spahiu

@superardian @fjollafetinci ♬ Originalton – Ardian

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*