‘U bën qejfin të burgosurve’, Efi reagon pas lajmeve për të

Efi Dhedhes, ish-banore e Big Brother VIP Albania dhe personazh i njohur në rrjetet sociale, është përballur së fundmi me akuza publike që e lidhin atë me persona të dënuar në burgje.

Një ndjekëse e akuzoi publikisht përmes një komenti në profilin e saj: “Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, duke e përfshirë Efin në një listë vajzash të njohura të showbiz-it shqiptar që dyshohet se kanë kontakte me të burgosur.

Efi reagoi menjëherë përmes një videoje në rrjetet sociale, duke e mohuar kategorikisht këtë pretendim dhe duke shprehur indinjatën e saj ndaj portaleve që, sipas saj, shpifin vetëm për klikime.

Ajo kërkoi ndalimin e lajmeve të pavërteta dhe theksoi se shpifjet ndaj personazheve publikë po bëhen të papërballueshme.

“Ju lashë të komentoni dhe të më bëni pis postimet, por tani them që duhet të ndaloni. Duhet të ketë një ligj për shpifje.

Nuk më duket aspak e drejtë që dikush, vetëm se është personazh publik, të tolerojë këtë lloj gjuhe.

Unë njeri jam, dhe kjo nuk ma ndien, thjesht po bëj këtë story që t’ju them: a u kënaqët?”, tha ajo me tone të ashpra.

Efi e mbylli reagimin me një thumb ironik, duke sqaruar: “Për ta mbyllur, inicialet e mia janë I.Dh., jo E.Dh. Nëse do të ishte përmendur emri im, do të ishte shkruar E.Dh.”

Për momentin, ajo nuk ka paralajmëruar veprime ligjore, por kërkesa për të ndaluar shpifjet në medie duket më e fortë se kurrë. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*