Beniada Nishani i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Aulona Musta në podcast-in “The Dalina Show”, ku ishte e ftuar së bashku me Fatma Haxhialiun.

Gjatë bisedës, Aulona u shpreh me tone kritike për aftësitë gjuhësore të Beniadës, duke thënë:

“Për mua fakti që Beniada prezanton një emision pasditeje, kur nuk di të flasë shqip siç duhet…”

Pas publikimit të trailer-it të emisionit të ri që ajo do të drejtojë, Beniada ka ndarë në InstaStory një video që shumë e kanë interpretuar si një kundërpërgjigje për Aulonën.

Në video, ajo thotë: “Si është ajo shprehja… qentë le të lehin, karvani ecën përpara.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *