Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna, u përball me një moment të sikletshëm gjatë një performance të fundit, kur u rrëzua sapo hyri në skenë.

Sapo u shfaq para publikut, duket se këngëtares i ngeci këmba apo u pengua në ndonjë gjë, çfarë e bëri të humbasë ekuilibrin dhe të përfundojë në tokë për pak sekonda.

Megjithatë, Tuna reagoi me profesionalizëm: u ngrit menjëherë, dhe vazhdoi performancën sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Ky moment u bë shpejt viral në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *