Egli Tako ka ngjallur kuriozitetin e ndjekësve në rrjete sociale me një postim të ri, ku shfaqet më ndryshe se kurrë.

Në fotot e publikuara në Instagram, këngëtarja duket mahnitëse, ndërsa në mbishkrim ka lënë një fjali që ka ngjallur shumë reagime: “E kur shkove pse m’harrove”.

Edhe pse nuk ka dhënë shumë detaje, fansat besojnë se kjo është një pjesë nga teksti i këngës së saj më të re, e cila do të titullohet “Jetë”.

Projekti duket se do të ketë nota emocionale dhe një mesazh të fortë personal.

Kjo është hera e parë pas një periudhe pauze që Egli paralajmëron një rikthim muzikor, dhe pritshmëritë janë të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *