Pak ditë më parë, Prive By Liberta Spahiu njoftoi për ndarjen e këngëtarit Shpat Kasapi dhe bashkëshortes së tij, Selvijes.

Lajmi zgjoi reagime të shumta në rrjet, pasi çifti ishte prej vitesh në një marrëdhënie që për shumë njerëz ishte simbol i dashurisë së qëndrueshme.

Ndërkohë, Selvija ka zgjedhur të reagojë në mënyrën e saj – me qetësi, reflektim dhe besim të palëkundur. Ajo ka postuar në Instastory një fotografi të shtratit dhe Kuranit mbi komodinë, duke shoqëruar imazhin me fjalë të ndjera:

“Qëndroj e heshtur sepse Allahu e di! Kam aq shumë besim tek Allahu, sa edhe në momentet e mia më të vështira, gjej paqe duke ditur që Ai kurrë nuk bën gabime. Ai sheh atë që ti nuk mundesh, dhe planet e Tij janë gjithmonë më të mira se të tuat.”

Ky postim prekës tregon një gjendje të brendshme të qetë dhe të përulur, duke nënvizuar forcën që Selvija po gjen në besim gjatë kësaj periudhe sfiduese. /Prive By Liberta Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *