Finalistja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu, ka mahnitur ndjekësit e saj me një ndryshim të beftë në pamjen e saj, duke publikuar disa foto të reja në “Instagram”.
“Një Xhenki e ka bo nona”, ka shkruar finalistja e BBVK-së, duke reflektuar emocionet e saj pas këtij ndryshimi.
Pas përfundimit të spektaklit të njohur, ku Xheneta arriti deri në finale, ajo është kthyer në fokusin e medias dhe fansave të saj me një transformim të dukshëm: Ndryshimin e ngjyrës së flokëve.
Duke kaluar nga ngjyra e saj natyrale, që u bë simbol i imazhit të saj brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, Xheneta tani është plotësisht e ndryshuar me fije të kuqe, që e shndërrojnë atë në një personazh më energjik dhe të gjallë.
Fotot që ajo ka publikuar kanë marrë reagime të tilla pozitive nga ndjekësit, të cilët janë të impresionuar nga guximi dhe stilin ndaj pamjes së saj gjithnjë në evolucion.
“Një kapitull i ri, një unë e re”, ka shkruar Xheneta në përshkrimin e një prej fotove, duke shprehur ndjesinë e saj për këtë ndryshim.
Me flokët e kuqe të ndriçuar, ajo duket gati për të përballuar sfidat e reja që i sjell jeta pas përvojës së fortë emocionale në “Big Brother”.