Situatë e rënduar në BBVA! Kërkohet zarf i zi për Gjestin pas një veprimi ndaj Jozit (VIDEO)

Situata mes dy banorëve të Big Brother VIP Albania, Gjestit dhe Jozit, është përshkallëzuar ndjeshëm në orët e fundit, duke kaluar nga debatet verbale në veprime që po konsiderohen serioze dhe të papranueshme nga publiku dhe banorët e tjerë.

Prej fillimit të spektaklit, Gjesi dhe Jozi kanë qenë në përplasje të vazhdueshme, por së fundmi, tensioni ka arritur kulmin.

Një moment që ka bërë xhiron e rrjetit është ai kur Gjesti i ka këputur varësen e shenjtë Jozit, një varëse me një kryq, duke nxitur një reagim të ashpër nga vetë Jozi dhe Aldo.

“Ke treguar urrejtje fetare, o ordiner!” – i është drejtuar Jozi me zë të lartë Gjestit, ndërsa Aldo e mbështeti duke kërkuar ndërhyrje nga produksioni.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*