Arbana Osmani ia ktheu borxhin Alketa Vejsiut në këtë formë

Vitin e kaluar në programin Mirëmbrëma Yje për herë të parë në një emision televiziv të udhëhequr nga Arbana Osmani ishte e ftuar një ndër moderatoret e njohura Alketa Vejsiu e cila sipas publikut shihej si rivale e Arbanës, e akulli u thye por diçka tjetër kishte qëndruar pas këtij emisioni, transmeton Billbordi.com

Në momentin që Alketa Vejsiu kishte marrë ftesën, në këmbim Arbana Osmanit i kishte kërkuar që ajo në të ardhmen të jetë pjesë si e ftuar në një ndër emisionet e saj.

E ky borxh i Arbanës ndaj Alketës u rikthye kësaj të premte ku Arbana Osmani ishte e ftuara speciale në natën finale të X Factor Albania 6.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*