Në vazhdën e ngjarjeve të papritura që po ndodhin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, një veprim i papritur dhe i pahijshëm nga banori Gjesti ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një momenti në kabinën e dushit, ku Gjesti dhe Egli Tako po bisedonin.

Papritur, teksa Egli e zgjati kokën drejt tij, këngëtari e pështyu, një veprim që ka shkaktuar kritika dhe indinjatë tek ndjekësit e spektaklit.

Pavarësisht se detajet e diskutimit mes dy banorëve mbeten të paqarta dhe nuk dihet çfarë e nxiti Gjestin të kryente këtë veprim, pamjet e regjistruara janë bërë virale dhe kanë shkaktuar një valë diskutimesh dhe kritika të ashpra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *