Influencerja e njohur Hati ka zgjedhur të kalojë Bajramin pranë familjes, pas aludimeve të shumta në rrjet për një ndarje të mundshme nga partneri i saj, Jashari.
Në një foto të publikuar në InstaStory, ku shfaqet krah një djali me fytyrë të mbuluar, një ndjekës ka komentuar me ironi: “I dashuri ri”. Por përgjigjja e Hati-t nuk vonoi – dhe ishte e prerë: “Jo, vllai”, shoqëruar me një emoji që tregon habinë apo lodhjen nga këto supozime të vazhdueshme.
Fansat e kanë marrë komentin si një tjetër sinjal që Hati është ndarë nga Jashari, megjithëse vetë ajo nuk ka konfirmuar as mohuar publikisht lajmet për fundin e lidhjes. E ndërkohë që ndjekësit janë kuriozë për statusin e saj sentimental, Hati duket se po fokusohet tek familja dhe qetësia, të paktën për momentin.
A është kjo një periudhë reflektimi për influenceren, apo thjesht një pushim?