Këngëtarja Shkurte Gashi feston sot ditëlindjen e saj.

Ajo mbushi sot plot 40 vjet – e në këtë datë të veçantë për artisten s’kishte sesi të mungonte një urim nga bashkëshorti i saj, Albert Limani.

“I bekuar me ty. Urime ditëlindjen. Të dhashtë Zoti gjithë të mirat ashtu siç e ke shpirtin e bardhë. Të dua shpirt”, ishte urimi që i bëri ai Shkurtes.

Kujtojmë se Alberti është edhe menaxher i artistes, e cila njihet për fluksin e prenotimeve në mbrëmje muzikore e ahengje familjare.

Muaj më parë artistja mirëpriti ekipin e Prive në shtëpinë e saj, dhe pos që na përditësoi me të rejat, na njoftoi edhe me familjen – Albertin dhe dy djemt e tyre.

Urime edhe nga ne!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *