Këngëtarja e njohur Gresa Behluli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një foto të fundit të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet me mamanë e saj, Shkurte Fejza, duke pritur në trafik.

Me një përshkrim të thjeshtë, “Foto cafti tu prit ne trafik,” Gresa ka ndarë një moment të përditshëm që reflektiton dashurinë dhe lidhjen e veçantë midis nënës dhe vajzës.

Në botën e shfaqjes dhe artit, ku shpesh të famshmit prezantojnë një imazh të përkryer, Gresa sjell një erë freskie duke na kujtuar se edhe momentet më të zakonshme, si pritja në trafik, mund të jenë të bukura kur i ndan me ata që duam.

Kjo foto tregon një anë më të lehtë të jetës së saj, duke u përqendruar në ndjenjën e ngrohtë dhe relaksuese që ndan me mamanë e saj.

Shkurte Fejza, e njohur për karrierën e saj muzikore, gjithashtu ka ndikuar në formimin e Gresës si artiste. Të dyja, me stilin e tyre unik, janë bërë figura të dashura për publikun, duke përfaqësuar forcën e artit dhe traditës./InfoKosova/

FOTO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *