Milaim Zeka do të zërë sivjet karrigen e opinionistit në “Big Brother VIP Kosova”. Megjithatë, kjo nuk u konfirmua asnjëherë nga ana e tij, pavarësisht se pati edhe disa emra të tjerë. E së fundmi doli që Einxhel Shkira është një tjetër personazh që po përflitet se do të marrë rolin e opinionistes në këtë format.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës duket se ka konfirmuar këto thashetheme me anë të një postimi të fundit të ndarë në Facebook. Ai ka publikuar një postim, ku thotë se Einxhel do të jetë një nga opinionistët, kurse në tjetrin një verë.
E më këtë ka lënë të kuptohet se do të jenë së bashkë në këtë reality shou. Moderatorë edhe këtë vit do të jenë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, gjersa në rolin e producentes është Olsa Muhameti. Kujtojmë se edhe Einxhel Shkira ka dalë nga një program si “Big Brother Vip 1”, ku në fund fitoi dashurinë e DJ Dagz, me të cilin ka një djalë. Ky format pritet të startojë këtë javë, ndaj ka mbetur edhe shumë pak ditë deri kur të zbulojmë se kush do jenë banorët.
Moderatorja Einxhel Shkira është larguar nga ekrani që pas pjesëmarrjes së saj në shtëpinë e “Big Brother Vip 1”. Pas përfundimit të spektalit, ajo u zhvendos në Prishtinë dhe mirëpriti në jetën djalin e saj, Trevi, me partnerin Dj Dagz, me të cilin u njoh në BBV.Prej asaj kohe Einxhel Shkira është distancuar nga ekrani dhe iu është përkushtuar djalit të saj.
Ndërkohë një ndjekës i ka dërguar mesazh moderatores ku i kërkon të prezantojë festivalin e RTSH-së këtë vit. Por, Einxhel Shkira ka ironizuar koleget e saj teksa shprehet se “s’të lë radhë njeri, jemi bërë 5 moderator për metër katror”.
“Të lutem prezanto këtë vit Festivalin e RTSH”, i shkroi ndjekësi në Instagram. Ndërsa Einxhel ka publikuar mesazhin në InstaStory dhe shkruan: “Kërkesa që s’më kishte ardhur ndonjëherë. Mirë e ke ti, bukur do të ishte, por s’të lë radhë njeri. Se ne jemi bërë pesë moderatorë për metër katror”.