Pas bërjes publike të romancës së saj me Kreshnikin, Dafina Zeqiri ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike dhe të ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Çifti, i njohur për dashurinë e tyre të sinqertë, së fundmi kurorëzuan marrëdhënien e tyre në një ceremoni intime në një nga restorantet e kryeqytetit. Sipas burimeve një dasmë madhështore është planifikuar për në tetor, e cila pritet të tërheqë vëmendjen e shumë të ftuarve dhe fansave.

Dafina, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe personalitetin e ngrohtë, ka treguar gjithashtu një lidhje të ngushtë me familjarët e Kreshnikut.

Postimet e saj në rrjetet sociale ofrojnë një pasqyrë të raportit të saj me ata, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve familjare në jetën e saj.

Së fundmi, ajo ka ndarë një mesazh emocionues për ditëlindjen e kunatës së saj, duke e quajtur atë “zemra jeme ma e mira” dhe duke shprehur falenderime për fatin e saj që ka një kunatë si ajo.

Ky gjest i ndjeshëm e tregon anën e saj të ngrohtë dhe lidhjen e fortë që ka krijuar me familjen e Kreshnikut.

Në foton që shoqëron këtë urim, Dafina shfaqet e lumtur dhe e rrethuar nga dashuria, duke e përforcuar më tej imazhin e saj si një grua që vlerëson marrëdhëniet e ngushta familjare.

FOTO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *