“Big Brother Vip Kosova 3” ka zgjuar interes të madh tek audienca.

Përveç banorëve interes të madh ditëve të fundit ka zgjuar edhe karrika e opinionistit, se kush do të jetë në këtë rol të madh.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Einxhel Shkira do jetë opinioniste këtë sezonë të reality-show-it.

Të njëjtat burime bëjnë më dije se Valon Syla NUK do jetë opinionist.

Ndryshe, për ata që janë në dyshime për moderatorët e programit, ne ua shuajmë kureshtjen.

Edhe këtë vit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi do jenë prezantuesit e këtij super formati./Indeksonline/

FOTO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *