Albano Bogdo, aktori i njohur shqiptar, ka zbuluar së fundmi arsyen pse nuk mori pjesë në edicionin e dytë të “Big Brother VIP Albania”, ku një nga konkurrentët më të famshëm ishte Luiz Ejlli.

Në një intervistë për emisionin “Robi plaket kur don vet’” të Robert Berishës, Bogdo shpjegoi se edhe pse iu bë ftesa për të marrë pjesë, prishja e kontratës me “Klanifornia” në Tv Klan do t’i kushtonte shumë më tepër se çmimi i madh i spektaklit, saktësisht 280 mijë euro.

Albano pranoi se në atë edicion, Luizi ishte një konkurrent shumë i famshëm dhe viral, duke e bërë të vështirë konkurrimin me të.

Ai tha: “Mua më kanë bërë ftesë të hyja te ‘Big Brother’ përpara se të hyja te ‘Ferma’, atë vitin që ishte Luizi.

Më thanë në fillim të janarit të shkoja në ‘Big Brother’, nuk shkova.

Unë i thashë vij, s’ka problem por atëherë punoja te ‘Klanifornia’ dhe duhet të prishja kontratën.

Prishja e kontratës time kushtonte 280 mijë euro, 100 mijë euro ishte çmimi i madh.

Ta kisha dhe të sigurt e fitoja apo jo se atë vit Luizi qe bërë kështu sikur kishte çliruar Shqipërinë me tek xheton, aq i famshëm u bë atë vit, ishte super viral dhe jo pa të drejtë, ishte flakë”, tha ai.

Ndërkohë, kanë filluar diskutimet për emrat e rinj që mund të jenë pjesë e edicioneve të ardhshme të “Big Brother VIP”, si për Shqipëri ashtu edhe për Kosovë, por deri tani nuk ka asgjë konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *