Moderatori i njohur, Arjon Muça, ishte mëngjesin e kësaj të hëne i ftuar në studion e “Wake Up”.
Teksa po fliste për rolin e tij si opinionist në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, në Top Channel, Muça u ngacmua paksa edhe në lidhje me jetën e tij private.
“A ishte kriter për opinionistët e “Për’puthen” që të ishin të përputhur për vete?”, ishte pyetja që iu drejtua.
Ai duke qeshur u përgjigj:
“Unë e kisha, Eralda që është autorja më tha ‘nëse nuk e ke si eksperiencë, nuk flet dot’. Lidhet me logjikën e priftit. Prifti flet për familjen nga mëngjesi në darkë, por grua nuk ka në shtëpi”.
“Për Arjonin kemi dëgjuar se është bërë baba, sa të vërteta janë këto lajme që qarkullojnë”, ishte pyetja e radhës.
“Për lajme qarkullojnë shumë në fakt, për shumë nga ne. S’di gjë, nuk kam info për këtë”, tha Muça.
Ndërkohë kujtojmë se aludimet se moderatori i njohur është bërë baba lindën nga një postim që bëri motra e tij, Frensi Muça, në “Instagram”.
Në postimin në fjalë, ajo tregonte se është bërë hallë dhe Arjoni ishte bërë me një vajzë.
“Ma vodhe zemrën. Mirë se erdhe më e vogla e familjes Muca. Halla të premton që do të jetë gjithmonë krah teje, shoqja e zemrës sime. Të duam pafund. 28.10.23”, shkruante ajo në foton e postuar në “Instagram”, ku shfaqej këmba e vogëlushes.