Mëngjesin e sotëm, moderatori i njohur kosovar, Alaudin Hamiti, ka ndarë një shqetësim të rëndësishëm me ndjekësit e tij në platformën X.
Ai ka paralajmëruar se llogaria e tij është hakuar, një ngjarje që ka krijuar brengë tek shumë adhurues të tij dhe përdorues të tjerë të kësaj platforme.
Alaudin, i njohur për interaktivitetin dhe lidhjen e ngushtë që ka me ndjekësit e tij, informoi se hakerët kanë marrë kontrollin mbi llogarinë e tij, duke e detyruar atë të hapë një llogari të re për të vazhduar komunikimin me ata që e ndjekin.
Në postimin e tij, ai thekson se është i shqetësuar për sigurinë e informacionit dhe mesazheve që mund të jenë dërguar nga llogaria e tij e vjetër.
Për të siguruar ndjekësit, ai ka ftuar ata të e ndjekin llogarinë e re dhe t’i raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që mund të vijnë nga llogaria e hakuar.
FOTO