Nuk pranoi lidhjen e tyre dhe refuzoi ta takonte në BBV, zbulohet raporti i Sarës me motrën e Bardhit, ja mesazhi

Ish-banorja e Big Brother Vip, Sara Gjordeni festoi 28-vjetorin e lindjes ditën e djeshme dhe në mesin e urimeve, ra më shumë në sy dedikimi i kunatës së saj, Afërdita Idrizi.

Në një mesazh dërguar ish-Miss-it, motra e Bardhit, e cila fillimisht nuk e pranoi lidhjen e tyre, ka zbuluar detaje rreth raportit që kanë me njëra-tjerën.

Afërdita Idrizi shkuan se e gjykoi ish-banoren e BBV, por shtoi se pavarësisht kësaj Sara Gjordeni e ka falur, ndërsa thekson se kjo e fundit ka ndryshuar familjen e tyre.

“Shumë urime për njeriun dhe femrën më të fortë që kam takuar! Shumë urime për vajzën që unë fillimisht gjykova dhe prap ajo më fali. Shumë urime për vajzën që nuk e deshën dhe prap ajo nuk u ndal me vepra të mira! Shumë urime për vajzën që e gjuajtën me gur por bamirësitë e saj nuk pushuan së rështuri njëra pas tjetrës!

Urime për gruan e fortë që je dhe e shfaqe më së miri! Urime për gruan që ndryshoi familjen tonë! Shumë urime për nënën që po më bën hallën më të lumtur në botë! Të dua njeriu më i gjykuar në shoqëri po ashtu dhe më i drejti! Të bëhesh 100 e u shtofshin vajzat si ty!”, shkruan ajo.

Kujtojmë që gjatë qëndrimit të Bardhit dhe Sarës në BBV, në një nga ‘prime-t’ Afërdita e surprizoi këngëtarin me hyrjen në shtëpi, megjithatë refuzoi të takonte partneren e këngëtarit.

Gjatë asaj nate, ajo u shpreh se nuk dyshon tek veprimet e të vëllait dhe se ai di të menaxhojë çdo situatë, duke shtuar se këngëtari vendos vetë për jetën e tij.

“Nuk dyshoj për veprimet e Bardhit për asgjë këtu brenda por dua që të luajë. Nuk mendoj se duhet të heqë fokusin nga diçka tjetër, ai di të menaxhojë situatë. Mundet të mbajë mirë, edhe këtej edhe andej”, tha ajo.

“Ajo pjesa andej si ju duket?”, e pyeti moderatori.

“Ajo pjesa andej, bukur ëëë?”, tha Bardhi. “Mirë”, u shpreh ajo dhe qesh. Më pas shton: “Kisha pasur dëshirë t’i takoja të gjithë, por nuk dua të ndaj askënd që të mos pengoj Bardhin, duhet të vendosë vetë për jetën e vet. Është i zgjuar, përkrahjen e familjes e ka 100% për çdo vendim që merr”, përfundoi motra e këngëtarit.

Related Posts

Djali i merr jetën babait në Durres dhe e hedh në pus

Nje ngjarje e rende k andodhur ne Durres ku mesohet se djali ka vr are babain dhe e ka hedhur ne pus. Esmerald Balla nga fshati Shënavlash…

Pas dhimbjeve 14 vjeçarja nga Korca lind fëmijë

Ngjarjet ne vendin tone nuk kane fund. Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Korce kur mesohet se nje vajze 14 vjecare ka lindur femije. Babai i…

Efi Dhedhes rikthehet në Top Channel si moderatore, ja programi që do të drejtojë

Efi Dhedhes do të kthehet në Top Channel dy vite pas edicionit të Big Brother Vip ku ajo ishte pjesëmarrëse. Në spotin e ri të programit “E…

Arbana Osmani rikthehet në ekran? Si po mbahet sekret formati i ri, ja ku do ta shohim moderatoren

Ashtu edhe si vetë e ka paralajmëruar, Arbana Osmani është gati të rikthehet në ekran. Pas një mungese gati 2-vjeçare, prezantuesja duket se do të rikthehet në…

Lulja e Meda ndezin atmosferën në dasmen e nipit të këngëtares së njohur

Lulja dhe Meda janë ndër çiftet shumë të njohura e të komentuara të estrades sonë. Dyshja që janë bashkë prej shumë vitesh dhe kanë katër fëmijë, e…

Njihuni me ‘hallat’ Shqipen, Gonën dhe Valbonën që u bën virale në TikTok me këngën për nusen e nipit

Ditët e fundit emri i Gones, Shqipës dhe Valbonës është bëre vital në rrjete sociale. Tri hallat virale, janë motrat e artistit Gazmend Rama. Ato u njohën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *