Leonora Jakupi, një nga këngëtaret më të dashura dhe të njohura në skenën muzikore shqiptare, vazhdon të mbajë lidhje të ngushta me fansat e saj përmes rrjeteve sociale.
Ajo është mjaft aktive duke ndarë momente nga jeta e saj e përditshme, duke i lejuar ndjekësit të zbulojnë anë të tjera të personalitetit të saj.
Së fundmi, Leonora ka zbuluar një talent të ri që ndoshta shumë pak e dinin – aftësitë e saj të shkëlqyera në kuzhinë.
Këngëtarja ka ndarë në Instagram disa pamje të përgatitjes së reçelit me kumbulla, duke treguar se arti i saj nuk kufizohet vetëm në muzikë, por edhe në gatim.
Në këto video të publikuara, Leonora shfaqet duke përgatitur me kujdes dhe dashuri këtë reçel të veçantë, një traditë që ka kaluar brez pas brezi në shumë familje shqiptare.
Procesi i përgatitjes tregon përkushtimin dhe vëmendjen e saj ndaj detajeve, cilësi që ajo e manifeston gjithashtu edhe në karrierën e saj artistike.
Kjo nuk është hera e parë që Leonora ndan momente nga jeta e saj jashtë skenës, por kjo herë është e veçantë pasi fansat e kanë parë atë në një dritë të re, si një amvisë e zonja që ruan dhe kultivon traditat familjare.
FOTO