Për Ronela Hajatin 2 shtatori është një datë speciale.
Këngëtarja e njohur feston sot ditëlindjen dhe bën 35 vjeçe.
“Gëzuar ditëlindjen për mua. Jam shumë krenare për veten time”, është urimi që Ronela i ka bërë vetes në profilin e saj në “Instagram”.
Ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, ku sigurisht nuk mungojnë urimet e shumta me rastin e ditëlindjes.
Për ju që nuk e dinit, Hajati është shenja e Virgjëreshës në horoskop, të cilën e tregon herë pas here në postimet e saj në “Instastory”.
FOTO