Ronaldo Sharka zbuloi këtë mëngjes në “Wake Up” emrin e opinionistes së dytë të programit të tij të ri, “Pa filtra”.
Veç Erjola Doçit, panelit do t’i bashkohet një tjetër emër që e nisi karrierën në këtë televizion.
Moderatori i njohur ka konfirmuar dyshimet e ndjekësve për emrin që është lakuar aq shumë:
“Në rrjetet sociale, gjatë një interviste virtuale me ndjekësit, Ronaldo ndau një foto me Shqipen. Edhe në program, siç kishte postuar në “Instagram”, ai theksoi se do të jenë 4 opinionistë.
Ai nuk zbuloi emrat e tjerë, por emri i Ilnisa Agollit është po ashtu një prej të lakuarve. Gjithsesi, mbetet të presim për të zbuluar të gjithë panelin.

Leave a Reply