‘Zëri yt do jehojë ndër breza’, epitafi në varrin e rregulluar të Shpat Kasapit

Është bërë një vit që kur muzika shqiptare humbi një prej artistëve të saj më të dashur, Shpat Kasapin, i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare.

Në përvjetorin e parë të lamtumirës së tij, aktori i njohur Rezart Veleshnja ka kujtuar këngëtarin përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar një fotografi të varrit të tij.

“Artisti i madh Shpat Kasapi”, ka shkruar Veleshnja krahas imazhit, në të cilin varri i këngëtarit shihet i mbuluar nga bora dhe i zbukuruar me lule të bardha.

Vëmendje të veçantë merr epitafi i gdhendur me shkronja të arta në gurin e varrit, që përmbledh trashëgiminë artistike të këngëtarit në pak fjalë.

“Artist në jetë, legjendë në përjetësi. Zëri yt do të jehojë ndër breza”, shkruhet në mbishkrim.

Një vit pas ndarjes së tij nga jeta, Shpat Kasapi vazhdon të kujtohet nga kolegët, miqtë dhe publiku që për vite me radhë u rrit me muzikën e tij.

Këngët që la pas mbeten pjesë e kujtimeve të një brezi të tërë. /Prive By LS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*