‘Po e ndjej një presion shumë të madh’, Njomza shfaqet e përlotur

Jemi mësuar ta shohim gjithmonë të buzëqeshur, mes videove plot humor, momenteve familjare dhe aventurave me bashkëshortin e saj, Rinorin.

Mirëpo, jo gjithmonë realiteti përtej ekranit është i tillë.

Njomza ka zbuluar se kohëve të fundit po kalon një periudhë të vështirë emocionale.

Përmes një postimi në InstaStory, influencerja ka treguar se po përjeton një presion të madh të brendshëm, ndërsa në këto momente pranë saj po qëndron bashkëshorti, i cili po përpiqet t’ia përmirësojë disponimin.

“Rinori po mundohet me ma ndreq disponimin, se kohëve të fundit po ndiej ni presion shumë të madh mrena vetes. Edhe mu nganjëherë gjithçka po më bohet tepër, edhe kjo osht krejt okeii”, ka shkruar ajo.

Njomza ka përcjellë edhe një mesazh për ndjekësit e saj, duke theksuar rëndësinë e pranimit të emocioneve dhe faktit se askush nuk duhet të ndihet i detyruar të jetë gjithmonë i fortë apo i buzëqeshur.

Ajo nuk ka zbuluar se çfarë konkretisht qëndron pas gjendjes së saj emocionale.

Kujtojmë se Njomza dhe Rinori prej vitesh janë ndër çiftet e njohura shqiptare në rrjetet sociale. Dyshja, e cila jeton në Zvicër, ka ndërtuar një komunitet të madh ndjekësish duke ndarë me publikun momente nga përditshmëria, jeta bashkëshortore dhe prindërimi.

Kësaj radhe, Njomza ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit edhe një anë më të ndjeshme të përditshmërisë së saj, larg imazhit të kuruar të rrjeteve sociale. /Prive By LS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*