Këngëtarja Kida, e cila është martuar pak kohë më parë, po kalon një pjesë të kohës në Dubai pranë bashkëshortit të saj.
Sipas informacioneve të bëra publike, ai punon në këtë qytet, ndaj këngëtarja po udhëton shpesh drejt tij.
Kohët e fundit, Kida ka qenë më pak aktive në muzikë, ndërsa një pjesë të kohës duket se po ia kushton jetës private dhe qëndrimit pranë bashkëshortit, shkruan “Kosovarja”.
Dubai është kthyer në një nga vendet ku këngëtarja po kalon kohë gjatë kësaj periudhe, ndërsa aktiviteti i saj muzikor ka qenë më i kufizuar krahasuar me periudhat e mëparshme.




Leave a Reply