Një lajm i bukur vjen nga familja e ish-banorit të “Big Brother VIP Kosova”, Ylli Dervishit, i njohur ndryshe si Buci.
Ylli dhe partnerja e tij, Verona, janë bërë prindër për herë të dytë, duke mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Arden.
Lajmin e ka ndarë me ndjekësit vetë Buci përmes InstaStory-t, ku ka ripostuar disa fotografi nga ardhja në jetë e vogëlushit.
Në pamjet e publikuara shihen foshnja e porsalindur, buqeta me lule, tullumbace dhe dhurata për anëtarin më të ri të familjes.
“Mirë se erdhe, Arden”, shkruhet në publikimin e ndarë nga familjarët.
Kështu, pas ardhjes në jetë të djalit të parë, Elios, Ylli dhe Verona tashmë janë prindër të dy djemve, ndërsa Elio ka marrë statusin e vëllait të madh.
Urime çiftit! /Prive by LS/



Leave a Reply