Aslihan dhe Çagatay së shpejti prindër? Thyen heshtjen aktorja turke

Aktorja e njohur turke, Aslıhan Malbora, ka reaguar ndaj lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi në mediat turke lidhur me jetën e saj private dhe marrëdhënien me aktorin e famshëm Çağatay Ulusoy.

Prej disa ditësh, në mediat turke është përfolur se çifti po përgatitet të kurorëzojë dashurinë me martesë. Madje, sipas pretendimeve, ceremonia do të zhvillohej muajin e ardhshëm, jashtë Turqisë.

Megjithatë, e pyetur nga gazetarët pas daljes nga një shfaqje teatrale, Malbora i ka mohuar këto raportime, duke u shprehur:

“Jo, nuk ka diçka të tillë. Nuk po martohem”.

Përveç zërave për martesë, aktorja është përballur edhe me pretendime se është në pritje të ëmbël. E pyetur nëse po mendonte të ndërmerrte masa ligjore ndaj atyre që përhapën këto lajme, ajo u përgjigj:

“Nuk jam shtatzënë dhe nuk mendoj të ngre padi”.

Me këto deklarata, aktorja ka hedhur poshtë spekulimet për një martesë të afërt dhe shtatzëni, ndërsa marrëdhënia e saj me Çağatay Ulusoy vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave turke. /Prive By LS/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*