Pas ngjarjeve në jetën private, Miranda Hashanit i mungon mikja që e ka në “BBVK”

Këngëtarja Miranda Hashani duket se ka një raport të afërt miqësor me këngëtaren Vjollca Haxhiu, e cila është bërë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova.

Me hyrjen e Vjollcës në shtëpinë e famshme, dy miket tashmë janë larg njëra-tjetrës.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Miranda, e cila përmes një postimi në Instagram ka publikuar një instastory, ku ka shprehur se i mungon mikja e saj.

Ndërkohë, kujtojmë se Miranda së fundmi ka kaluar edhe një ndryshim në jetën private, pasi është ndarë nga bashkëshorti i saj, shkruan “Kosovarja”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*