Dy ditë pas lindjes, Roela ndan fotot e para me djalin e porsalindur

Një ditë pasi Vedati njoftoi ardhjen në jetë të djalit të tij, partnerja e tij, Roela Meka, ka ndarë me ndjekësit fotografitë e para familjare me të porsalindurin.

Roela ka publikuar në Instagram një seri fotografish, ku shfaqet së bashku me dy fëmijët e saj, vajzën Siela dhe djalin e sapolindur, Adan.

Në njërën prej fotografive, Roela shihet duke mbajtur në prehër të dy fëmijët, ndërsa në të tjerat ka ndarë momente të ëmbla të vogëlushit dhe motrës së tij.

“Familja ime e vogël, rrahja e zemrës sime”, ka shkruar ajo krahas fotografive, të cilat kanë marrë komente dhe urime të shumta nga ndjekësit.

Kujtojmë se një ditë më parë, Vedati ndau lajmin e lindjes së djalit, duke zbuluar se prej 18 vitesh kishte ëndërruar të bëhej baba i një djali.

Me ardhjen në jetë të Adanit, Roela dhe Vedati janë bërë prindër për herë të dytë së bashku, ndërsa historia e tyre e dashurisë nisi gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Për’puthen”. /Prive By LS/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*