Arlinda Morina, e njohur si Liki, është bërë një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, ajo ka shprehur pëlqim për Norën, duke tërhequr vëmendjen me raportin mes tyre.
Ndërkohë, jashtë shtëpisë, Liki thuhet se është në një lidhje dashurie me një vajzë. Sipas informacioneve që kanë qarkulluar, dyshja kanë pasur një lidhje pothuajse publike prej disa kohësh, shkruan “Kosovarja”.
Megjithatë, deri më tani nuk ka një deklaratë të drejtpërdrejtë nga Arlinda lidhur me këtë raport. Jeta e saj sentimentale jashtë formatit mbetet një çështje për të cilën nuk ka dhënë shumë detaje publike.


Leave a Reply