Një rikthim i papritur po përgatitet në Top Channel dhe protagonistja është Bora Zemani!
Vetëm pak muaj pasi u raportua për largimin e saj nga televizioni ku ndërtoi një pjesë të rëndësishme të karrierës, situata duket se ka ndryshuar.
Së fundmi, emri i moderatores u përfol edhe për drejtimin e reality show-t “Ferma VIP”, por duket se planet e saj televizive janë të tjera!
Burime ekskluzive të Prive By LS bëjnë të ditur se Bora do të rikthehet në ekranin e Top Channel gjatë muajit janar.
Ajo pritet t’i bashkohet emisionit humanitar “Për Shqiptarët”, përkrah Elvis Naçit, format në të cilin ishte angazhuar edhe më parë.
Por janari duket se do të jetë muaji i rikthimeve të mëdha!
Siç u konfirmua së fundmi, edhe Luana Vjollca rikthehet pas pesë vitesh në Top Channel.
Dy nga moderatoret më të komentuara shqiptare, sërish nën të njëjtën logo televizive!


Leave a Reply