Rroni bën lëvizjen e papritur në Instagram, pas Norës i shkon te familjarët e saj

Afrimiteti mes Nora Tushit dhe Rron Isufit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” ka qenë mjaft i komentuar, por duket se disa lëvizje në rrjetet sociale po e mbajnë këtë histori ende në vëmendje edhe pas largimit të Rronit nga gara.

Të premten, pas përfundimit të televotimit, Rroni u eliminua nga shtëpia, duke lënë pas edhe Norën, me të cilën kishte krijuar një raport të afërt.

Megjithatë, një veprim i tij në Instagram ka tërhequr vëmendjen tonë. Ish-banori tashmë ka filluar ta ndjekë në këtë rrjet social edhe nënën e Norës. Por, duket se edhe kjo e fundit ia ka kthyer veprimin, pasi aktualisht të dy ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Ky veprim vjen pasi, pak ditë më parë, nëna e banores kishte reaguar me disa emoji me fytyra të buzëqeshura dhe zemra në një video ku Nichi e ngacmonte Norën për pëlqimin e mundshëm ndaj Rronit.

Por kjo nuk është e vetmja lëvizje në rrjetet sociale. Nora dhe Rroni tashmë ndjekin edhe njëri-tjetrin në Instagram, pasi të dy kishin kërkuar nga personat që ua menaxhojnë llogaritë jashtë shtëpisë që ta ndiqnin njëri-tjetrin.

Fillimisht, Rroni kishte kërkuar që t’ia bënin follow Norës, ndërsa më pas edhe ajo kishte shprehur të njëjtën dëshirë.

Tani që Rroni ndodhet jashtë shtëpisë, ndërsa Nora vazhdon rrugëtimin e saj në BBVK, këto veprime po shtojnë edhe më shumë kureshtjen rreth asaj që mund të ndodhë mes tyre pas përfundimit të spektaklit.

Mbetet të shihet nëse afrimiteti i krijuar mes dyshes do të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*