Pas gati tre dekadash bashkë, Miranda Hashani ndahet nga burri

Një postim i papritur në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen, duke zbuluar një zhvillim të papritur në jetën private të këngëtares së njohur shqiptare, Miranda Hashani.

Bashkëshorti i saj, ish-futbollisti Mentor Miftari, ka publikuar një fotografi të përbashkët me këngëtaren, të shoqëruar me një mesazh të gjatë dhe emocional, përmes të cilit ka konfirmuar se marrëdhënia e tyre ka marrë fund.

“Mëso të mos mbash me zor pranë vetes ata që zgjedhin të largohen prej teje”, e nis ai postimin, duke folur për rëndësinë e pranimit të largimit të njerëzve të dashur.

Në vazhdim, Mentori shkruan se ndonjëherë duhet pranuar vendimi i tjetrit për t’u larguar, edhe kur arsyet mbeten të paqarta.

“Pranoje që disa njerëz zgjedhin të largohen, edhe atëherë kur ti nuk i kupton arsyet e tyre”, shprehet ai.

Mes rreshtave, ish-futbollisti flet edhe për përkushtimin në një marrëdhënie, duke theksuar se askush nuk duhet të pendohet për dashurinë dhe sinqeritetin që ka dhënë.

“Dhe mbi të gjitha, mos u pendó kurrë që ke qenë e sinqertë, që ke dashur me gjithë zemër apo që ke bërë përpjekje për dikë”, thuhet në një pjesë tjetër të mesazhit.

Megjithatë, është përfundimi i postimit ai që e bën edhe më të qartë mesazhin e tij.

“Të kam dasht me shpirt e zemër e tani u ndamë 💔”, shkruan Mentori, duke konfirmuar kështu ndarjen.

Miranda Hashani dhe Mentor Miftari janë njohur në vitin 1994 në Shkup, ndërsa dashurinë e tyre e kurorëzuan me martesë në vitin 1998. Nga martesa e tyre kanë dy djem, Donin dhe Detin.

Në një intervistë të vitit 2021, këngëtarja kishte folur me shumë dashuri për bashkëshortin, duke treguar se ai kishte qenë një mbështetje e rëndësishme gjatë karrierës së saj.

“Sot ne bëjmë 23 vjet martesë së bashku dhe mund të them se kemi kaluar një jetë të lumtur”, kishte deklaruar atëbotë Miranda.

Postimi i fundit i Mentorit vjen kështu pas më shumë se 28 vitesh martesë dhe 32 vitesh që nga fillimi i historisë së tyre të dashurisë.

Deri më tani, Miranda nuk ka dhënë një reagim publik lidhur me këtë postim, ndërsa arsyet që kanë çuar drejt ndarjes mbeten të panjohura. /Prive By LS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*