Gjesti takohet me hoxhën Behar Mjekiqi, merr një dhuratë të veçantë nga ai

Këngëtari i njohur, Gjesti, ka tërhequr vëmendjen me një takim të veçantë që ka zhvilluar së fundmi.

Ai është takuar me hoxhën e njohur Behar Mjekiqi, i cili e ka pritur në odën e tij.

Gjatë takimit, hoxha i ka dhuruar Gjestit një libër të titulluar “Liria e fjalës dhe media digjitale”, të cilin të dy e kanë ekspozuar në fotografinë e publikuar.

Ka qenë vetë Gjesti ai që ka ndarë momentin me ndjekësit në Instagram, duke e falënderuar hoxhën për mikpritjen dhe dhuratën.

“Faleminderit shumë për dhuratën edhe pritjen në odën e Behar Mjekiqit”, ka shkruar artisti krahas fotografisë.

Megjithatë, Gjesti nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth bisedës që ka zhvilluar me hoxhën gjatë këtij takimi. /Prive By LS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*