A u bë Fuego “mollë sherri” pas daljes së Behares nga BBVK?

Një raport miqësor, që dita-ditës po bëhej gjithnjë e më i afërt, ishte ai mes reperit Fuego dhe Behares.

Dyshja u komentua menjëherë në rrjetet sociale, sidomos duke pasur parasysh se Beharja kishte deklaruar se ishte e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Megjithatë, afrimiteti i tepruar, përqafimet, shikimet dhe xhelozia që shfaqnin ndaj njëri-tjetrit nuk kaluan pa u vënë re. Këtë e vunë re jo vetëm publiku, por edhe banorët e tjerë brenda shtëpisë, shkraun Kosovarja.

Tashmë, pas daljes së Behares nga BBVK, një tjetër pyetje po ngrihet: A ishte largimi i saj një mënyrë për të shpëtuar edhe martesën e saj shumëvjeçare? Kjo është ajo që po komentohet në rrjet.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*