‘Krejt çka mundemi me ju thënë është se…’, vjen reagimi nga faqja e Behares pas largimit nga BBVK

Largimi i papritur i Behares nga “Big Brother VIP Kosova 5”, mbrëmë rreth mesnatës, ka ngritur shumë pikëpyetje, ndërsa arsyet vazhdojnë të mbeten të paqarta.

Në rrjetet sociale qarkulluan spekulime se largimi mund të lidhej me arsye familjare apo ndonjë urgjencë të papritur, por asnjëra prej tyre nuk është konfirmuar.

Pas disa orësh heshtjeje, në profilin zyrtar të Behares është shpërndarë një mesazh emocional nga një faqe fansash, ku ndër të tjera shkruhet:

“Je më e mira në botë, përgjithmonë ki me më pas në krahun tënd”.

Ajo që bie në sy është mesazhi i bashkëngjitur:

“Krejt çka mundemi me ju thonë për momentin është që Beharja ju don shumë!!!”.

Ky është reagimi i parë indirekt nga faqja e saj, që lidhet me mbështetjen e fansave, por pa dhënë asnjë shpjegim për largimin.

Çfarë ka ndodhur realisht me Beharen? Pikëpyetja vazhdon. /Prive By LS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*