Me ushqime tradicionale, Ryva i shkon për përhajr Dafinës në vilën e re

Këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi i ka bërë një vizitë të veçantë mikes së saj, Dafina Zeqiri, për ta uruar për vilën e re.

Dy artistet, të cilat njihen për shoqërinë e tyre të ngushtë, kanë kaluar momente të këndshme së bashku, ndërsa Ryva ka ndarë me ndjekësit edhe pamje nga kjo vizitë.

Në videon e publikuar, Ryva shihet duke marrë me vete edhe ushqim tradicional, ndërsa nuk mungojnë pamjet nga vila e Dafinës, ambientet e saj dhe pishina e jashtme.

Vizita duket se ka qenë një rast i bukur për dy mikeshat që të kalojnë kohë së bashku, larg angazhimeve të tyre profesionale, në një atmosferë të ngrohtë e familjare.

Kujtojmë se Ryva ka folur edhe më herët publikisht për raportin e saj me Dafinën, duke treguar se kanë një shoqëri të afërt dhe se këngëtarja ka qenë një mbështetje e madhe për të.

E këtë herë, dyshja ka ndarë me publikun një tjetër moment nga miqësia e tyre, duke treguar se raporti i mirë mes tyre vazhdon edhe jashtë skenës. /Prive By LS

@ryva.kajtazi Fundjavë🏡 @Dafina Zeqiri @Erisa Gashi @valire.h.zeneli #fyp #dafinazeqiri #artist #video #ryvakajtazi ♬ Idea 10 – Clavier

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*