Moderatorja e “Big Brother VIP Kosova 5”, Jonida Vokshi, ka bërë një tjetër gafë gjatë spektaklit të mbrëmshëm, ndërsa po diskutonte me banorët për marrëdhëniet e krijuara brenda shtëpisë.
Jonida është komentuar edhe më parë për ngatërresat gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta, por këtë herë gabimi ndodhi teksa po përpiqej të përmendte konkurrentet që i kishin qëndruar pranë Kledias.
Fillimisht, moderatorja iu referua dy vajzave, por ndërsa nisi të përmendte emrat, renditi tre prej tyre. “Doja të ndalesha pak edhe te dy vajzat e tjera që i kanë qëndruar afër Kledias, Nora dhe Olechka. Edhe Vjollca në fakt, janë tre”.
Mirëpo, vetëm pak sekonda më vonë, ajo ngatêrrohet sërishv “Si e kanë parë ato Kledian, se ju kam parë shumë afër, i keni folur shumë “me zemër në dorë”, u shpreh Jonida.
Pikërisht shprehja “me zemër në dorë” (e cila nê fakt është “me dorë në zemër” e ka bërë Jonidën sërish virale në rrjet.
Këto nuk janë rastet e para që Jonida Vokshi ngatërron fjalët gjatë moderimit të “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa gafat e saj janë bërë shpesh pjesë e videove që qarkullojnë në rrjetet sociale.
https://rumble.com/shorts/v7i0ofy


Leave a Reply