Leonora Jakupi ka tërhequr vëmendjen me disa postime në Instagram, të publikuara pas Prime-it të mbrëmshëm të “Big Brother VIP Kosova 5”.
Leonora, e cila vitin e kaluar ka qenë opinioniste e këtij formati, ka ndarë dy mesazhe me tone ironike, duke lënë vend për interpretime.
“Me m’ngu mu TikTok do ta hiqja nga përdorimi”, ka shkruar ajo në postimin e parë, duke e shoqëruar me emoji.
Megjithatë, një tjetër deklaratë e saj ka ngjallur edhe më shumë kureshtje.
“Dhe për fund, shumë gra nuk e kuptojnë çka është feminizmi”, ka shkruar Leonora.
Postimet vijnë në një kohë kur rrjetet sociale janë përfshirë nga diskutime të shumta lidhur me zhvillimet në BBVK 5, veçanërisht pas përballjes së mbrëmshme mes Jonës dhe Doresës.
Por kujt ia ka drejtuar Leonora këtë thumb? A lidhet me ndonjë reagim në rrjetet sociale apo me dikë nga formati?
Këngëtarja nuk ka përmendur asnjë emër dhe as nuk ka dhënë ndonjë sqarim që do të zbulonte se kujt i referohet. /Prive By LS



Leave a Reply