Besiana Behluli ka shprehur publikisht pakënaqësinë e saj ndaj Komunës së Prishtinës, duke ngritur shqetësimin për mungesën e sigurisë së qytetarëve përballë pranisë së qenve endacakë në rrugët e kryeqytetit.
Përmes një postimi në Instagram, artistja ka ndarë një video nga Prishtina, të cilën e ka shoqëruar me një mbishkrim kritik për gjendjen në kryeqytet.
“Na është normalizuar gjithçka që është jo normale. Mos me guxu me dalë as deri në shitore me ble bukë. Ditën apo natën në rrezik gjithmonë prej qenve…!!”, ka shkruar ajo.
Me këtë reagim, Besiana ka vënë në pah pakënaqësinë për një problem që vazhdon të shqetësojë banorët e kryeqytetit, duke rikthyer vëmendjen te përgjegjësia e Komunës së Prishtinës për sigurinë në hapësirat publike.


Leave a Reply